image Krasniqi: E kam ditur që njëri nga ne do të përfundonte në spital

Sporte Luftarake

Krasniqi: E kam ditur që njëri nga ne do të përfundonte në spital

news image

Boksieri i njohur kosovar, Robin Krasniqi arriti të shpallet kampion i botës, në boksin profesionist.

Në një intervistë të dhënë në “Rubikon”, Krasniqi tregoi ecurinë e ndeshjes, ku edhe arriti të shpallej kampion, shkruan Sinjali Sportiv.

Krasniqi tha se kjo ishte ndeshja e jetës së tij dhe ka sakrifikuar mjaft shumë për të.

“Falënderimi i takon zotit për çdo mirësi që më ka dhënë, ishte ndeshja e jetës time, kam sakrifikuar shumë për këtë ndeshje. Atë natë nuk më pritej që të fillonte kjo ndeshje dhe kam qenë që nga fillimi i koncentruar. Kur herën e parë e kam goditur e ndjeva në duart e mija se goditja ishte e fortë. Nuk i besojsha as vetes që kam arritur një sukses kaq të madh. Kam qenë shumë këmbëngulës për këtë titull”.

Po ashtu, Krasniqi tregoi se si e kishte analizuar kundërshtarin.

“Ishte shansa e fundit për titullin e botës. Kam dashur që në jetën time të jem i përmbushur me këtë titull. E kam analizuar kundërshtarin. I kam thënë skuadrës sime se njëri nga ne do të përfundonte në spital”, deklaroi Krasniqi.

/Sinjali Sportiv/