Gjyqtari i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Nicolas Guillou, ka marrë vendime me anë të së cilave ua ka vazhduar masën e paraburgimit Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Gjyqtari i procedurës paraprake për Jakup Krasniqin konkludon se ekziston një rrezik i moderuar që të arratiset dhe se ekziston rreziku që ai të pengojë mbarëvajtjen e procedurës, ose të kryejë vepra të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët, të cilët kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në këtë rast dhe/ose duhet të paraqiten në Dhomat e Specializuara.
Sipas vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake arrin në përfundimin se Rexhep Selimi mund të arratiset, do të pengojë mbarëvajtjen e procedurës së Dhomave të Specializuara dhe/ose do të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në këtë rast. dhe/ose duhet të paraqiten përpara se Dhomave të Specializuara të vazhdojë të ekzistojë.