Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, raporton Gazeta Sinjali.
Ky i fundit pas takimit ka treguar para gazetarëve se ka kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.
“Zgjedhjet s’janë dëshirë e jona, janë nevojë e vendit. Është domosdoshmëri. Ne besojmë që Bedri Hamza do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Kosovës.
Kosova është në agoni. Kemi rritje enrome të çmimeve me rroga të vogla. Kemi një ekonomi të stagnume. Kemi shëndetësi jashtëzakonisht të rëndë. Arsim të degraduar. Politikë të jashtme joekzistente. Parlament jofunksional. Tani kemi edhe një situatë të vështirë sa i përket anëtarësimit të Kosovës në KiE. Siç duket aty do të kemi një dështim. Ia shpreha Kryeministrit Kurti se duhet ta përshpejtojmë punën për t’i zgjidhur këto tema. Ne e kemi emëruar kandidatin tonë”, – ka thënë ai.
Pjesë nga fjala e tij:
Konsideroj se është e rëndësishme ti shpreh mendimet e mija të qarta, ajo që mund te them se nuk është asgjë e re – unë dhe Kurti mund të kemi lexime të ndryshme të situatës, por preokupimet e qytetareve e nuk janë preokupimet e Kurtit.
Kosova është në agoni. Kemi rritje enrome të çmimeve me rroga të vogla. Kemi një ekonomi të stagnume. Kemi shëndetësi jashtëzakonisht të rëndë. Arsim të degraduar. Politikë të jashtme joekzistente. Parlament jofunksional. Tani kemi edhe një situatë të vështirë sa i përket anëtarësimit të Kosovës në KiE. Siç duket aty do të kemi një dështim. Ia shpreha Kryeministrit Kurti se duhet ta përshpejtojmë punën për t’i zgjidhur këto tema. Ne e kemi emëruar kandidatin tonë.
Tani kemi edhe një situatë të renduar për anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Andaj ja shpreha edhe Kurtit që konsideroj se duhet ta përshpejtojmë punën për të ju dhënë zgjidhje këtyre temave.
Zgjedhjet s’janë dëshirë e jona, janë nevojë e vendit. Është domosdoshmëri. Ne besojmë që Bedri Hamza do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Kosovës.