image Krasniqi bën thirrje për vaksinim, njofton se a rrezikon të mbyllet Kosova sërish në vjeshtë

Shëndetësi

Krasniqi bën thirrje për vaksinim, njofton se a rrezikon të mbyllet Kosova sërish në vjeshtë

news image

Ditëve të fundit është rritur numri i infektimeve me COVID-19 në Kosovë, transmeton Gazeta Sinjali.

Kurse ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, ditë më parë në një konferencë për media ka njoftuar se rreth 90 për qind e infektimeve janë me variantin Delta si dhe rreth 7-8 për qind e rasteve të infektimit janë me variantin Alfa.

Drejtori i shërbimit spitalor të Kosovës, Valbon Krasniqi, bën thirrje për vaksinim.

 “Ju bëj apel të gjithë qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen pasi vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më efikase në parandalimin e përhajes së virusit”, tha Krasniqi për RTV21.

“Vaksinat që aplikohen në Kosovë janë vaksina të sigurta dhe janë vaksina efikase”, shtoi ai.

Drejtori spitalor klinik universitar të Kosovës thotë se është herët për të folur për mbyllje në vjeshtë pasi sipas tij e gjitha varet nga ne.

“Po tash është herët të themi një gjë të tillë dhe kjo do të varet nga ne. Fakti që kemi një rritje të numrit të rasteve të reja është një lloj paralajmërimi që mund të kemi rritje të numrit dhe ne duhet të jemi të përgatitur që të përballojmë një fluks të mundshëm në muajt në vazhdim”, tha ai.

/Gazeta Sinjali/