Faqja zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës ka bërë një njoftim, përmes së cilit bënë të ditur pjesëmarrjen e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në një emision, shkruan Gazeta Sinjali.
Por, si duket faqja zyrtare ‘nuk ka’ njohuri se ‘kujt dhe cilit’ i takon pozita zyrtare, krejt kjo pasi që përmes këtij njoftimi që ka bërë ia ka ngatërruar emrin ministres, Rozeta Hajdari me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Në njoftim thuhet se “Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Elbert Krasniqi, është e ftuar në RTV21, ora 21:30”.
Por, pas pak minutave ky njoftim editohet duke e ndryshuar emrin e Elbertit me atë të duhurin të ministres Rozeta Hajdari.