Infektologu i Klinikës Infektive në QKUK, Valbon Krasniqi, ka treguar gjendjen momentale të të infektuarve me koronavirus.
Përmes një konference për media, Krasniqi ka thënë se janë 8 persona që aktualisht janë shtruar në Klinikën Infektive si të dyshuar për koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
“8 persona janë si të dyshuar, por ky numër mund të ndryshojë nga ora në orë sepse vazhdimisht po vijnë persona tjerë”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka treguar se momentalisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 55 pacientë me koronavirus, njëri në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
“Aktuslisht kemi 55 pacientë të shtrirë. 12 prej tyre me oksigjenoterapi, ndërsa kemi një pacient në repartin intensiv gjendja e të cilit mbetet shumë e rëndë”, tha ai. /Gazeta Sinjali/