Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se po vazhdon procesi i numërimit të votave të ardhura përmes postës nga diaspora, si pjesë e fazës përfundimtare të numërimit të rezultateve zgjedhore.
Sipas të dhënave të fundit, nga më shumë se 85 mijë pako të pranuara, deri tani janë vlerësuar 75,590, prej të cilave 72,746 janë aprovuar dhe 2,844 janë refuzuar.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon edhe sistemimi dhe numërimi i fletëvotimeve, të cilat janë ndarë sipas komunave të votuesve nga diaspora.
KQZ ka theksuar se procesi i vlerësimit është drejt përfundimit, ndërsa pas votimit me postë do të numërohen edhe votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!