Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që komisionerët dhe këshillave të vendvotimeve të ua rritë pagesat që marrin gjatë ditëve të trajnimit dhe ditën e zgjedhjeve.
Por nga organizata Demokracia Plus kanë kërkuar nga partitë politike të nominojnë njerëz kompetentë ndërsa KQZ të organizojë trajnime të nivelit të lartë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që komisionerëve dhe këshillave të vendvotimeve të ua rritë pagesat që marrin gjatë ditëve të trajnimit dhe ditën e zgjedhjeve.
Kjo rritje prej 33% është konsideruar e arsyeshme, sipas Ilir Gashit nga Këshilli për Buxhet Financa.
Ai ka thënë se shuma që do të marrin komisionerët për një ditë është 33.50 euro. Ata do të ndjekin 3 ditë trajnim dhe do të punojnë ditën e zgjedhjeve. Në total komisionerët do të paguhen 134 euro për katër ditë pune.