image KQZ tregon sa aplikacione nga diaspora janë refuzuar deri tani

Diasporë

KQZ tregon sa aplikacione nga diaspora janë refuzuar deri tani

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri sot me datën 19 janar në ora 12:00, në sistem janë futur gjithsej 14 mijë e 307 aplikacione për regjistrim, raporton Gazeta Sinjali.

Nga këto, të aprovuara janë 10 mijë e 172 aplikacione. Në statusin momental të refuzimit janë 2 mijë e 426 aplikacione për regjistrim, të cilët duhet të dërgojnë dokumente mbështetëse me qëllim të aprovimit, ndërsa deri sot në orën 12, gjithsejtë janë 68 mijë e-maile të pahapura.

Në mbledhjen e KQZ-së është bërë e ditur se aplikuesit po i dërgojnë aplikacionet në të tre e-maile zyrtare. Pra mund të ketë duplifikime në aplikim. Gjatë procesit të verifikimit do të dihet saktë numri i tyre.

/GazetaSinjali/