image KQZ: Sot nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në QKN

Politikë

KQZ: Sot nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në QKN

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) do të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, fillimisht do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime.

Ai ka bërë të ditur se për nisjen e këtij procesi dhe aktivitetet pas zgjedhjeve, KQZ do të mbajë konferencë për media në orën 16:30 në QKN “1 Tetori” në Prishtinë.

Po ashtu, Elezi ka theksuar se numërimi i votave të subjekteve politike është përmbyllur mbrëmjen e 7 qershorit dhe materialet zgjedhore tashmë janë dorëzuar në Qendrat Komunale të Numërimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/