Një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, Komisioni Qendror Zgjedhor, ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Sipas rezultatit final të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet, pas tyre radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.
Në një konferencë për media, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka treguar rezultatet e zgjedhjeve.
Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 26.159%, Lidhja Demokratike e Kosoves 24. 458%, PDK 21.163%, AAK-PSD 11.477%, Lista Serbe 6.74%, Nisma-AKR-PD 4.984 %.
32 depuetë ka LVV, 29 deputetë LDK, 25 deputetë PDK, AAK-PSD 14 depuetë, Lista Serbe 10 deputetë.
Gjatë konferëncës Daka tha se pjesëmarrja në votime ka qenë 44.72 %.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur më 6 tetor pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit. Dorëheqja e tij erdhi për shkak të ftesës që mori nga Gjykata Speciale. /Gazeta Sinjali/