image KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë

Politikë

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë nesër mbledhjen e radhës, ku pritet të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Mbledhja është caktuar të nisë në orën 11:00, ndërsa pika kryesore e rendit të ditës është pikërisht certifikimi i rezultateve përfundimtare të procesit zgjedhor.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur më 7 qershor 2026, ndërsa pas shpalljes së rezultateve përfundimtare pritet të hapen procedurat për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/