image KQZ refuzon 7 mijë e 600 vota të ardhura nga diaspora - Sinjali

KQZ refuzon 7 mijë e 600 vota të ardhura nga diaspora

news image

Organizata joqeveritare e akredituar për të marrë pjesë në numërimin e votave nga diaspora “GERMIN” ka publikuar të dhënat e fundit rreth votave nga jashtë shtetit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, në Qendrën e Numërimit të Rezultateve deri në orën 20:00, janë verifikuar 26 mijë e 401 votues nga diaspora, prej të cilëve 7 mijë e 670 janë refuzuar kurse 18 mijë e 731 janë aprovuar.

“Një pjesë e zarfeve të refuzuara do të rishqyrtohen edhe njëherë nga KQZ, para se të fillojë procesi i numërimit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e GERMIN./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin