image KQZ publikon shifrat: 712 mijë qytetarë votuan në zgjedhje, pjesëmarrja 36. 41%

Politikë

KQZ publikon shifrat: 712 mijë qytetarë votuan në zgjedhje, pjesëmarrja 36. 41%

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditura të dhënat përfundimtare të pjesëmarrjes në zgjedhjet e 7 qershorit, duke publikuar numrin e qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës.

Sipas të dhënave zyrtare, nga gjithsej 1,959,962 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar 712,148 qytetarë në të gjithë vendin.

Në përqindje, pjesëmarrja në këto zgjedhje rezulton 36.41%, shifër që po vlerësohet si ndër më të ulëtat në proceset zgjedhore të zhvilluara deri më tani.

KQZ ka bërë të ditur se rezultatet dhe statistikat e detajuara vazhdojnë të jenë të qasshme për publikun përmes platformës së saj zyrtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/