Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pas zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbajtura më 7 qershor 2026.
Sipas të dhënave të publikuara, deri në orën 09:00 të së enjtes, numërimi ka përfunduar në 35 Qendra Komunale të Numërimit, ndërsa janë procesuar 2,349 nga gjithsej 2,498 vendvotime, që përbëjnë 94.04 për qind të procesit total.
KQZ njofton se ende nuk është përmbyllur procesi në disa qendra, përfshirë Gjilanin, Prizrenin dhe Prishtinën, ku numërimi po vazhdon në një pjesë të vendvotimeve.
Nga komunat që kanë përfunduar plotësisht procesin e numërimit përmenden Juniku, Shtërpca, Hani i Elezit, Parteshi, Mamushë, Zubin Potoku, Zveçani, Kllokoti, Novobërda, Obiliqi, Shtimja, Ranillugu dhe Mitrovica Veriore, si dhe një numër komunash të tjera në vend.
KQZ thekson se procesi po zhvillohet sipas procedurave dhe pritet të përmbyllet në të gjitha qendrat në ditët në vijim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!