image KQZ njofton se ka përfunduar rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Zgjedhjet 2025

KQZ njofton se ka përfunduar rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

news image

Ka përfunduar rinumërimi i 1 mijë e 631 fletëvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve të votimit me postë që ishin shpallur të pavlefshme, raporton Gazeta Sinjali.

“Të njëjtat janë rivlerësuar sipas kërkesës së shprehur në vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas tij, deri tani KQZ ka ofruar transparencë të plotë të procesit të numërimit.

“Gjithashtu, numërimi është zhvilluar në prezencë të vëzhguesve të akredituar dhe medieve”, tha ai.

/GazetaSinjali/