image KQZ njofton publikimin e rezultateve preliminare në ora 22:00

Politikë

KQZ njofton publikimin e rezultateve preliminare në ora 22:00

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se sonte në ora 22:00 do të publikohen rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili njoftoi se në këtë orë do të bëhet publikimi i rezultateve të përmbledhura për subjektet politike.

Sipas tij, të dhënat do të përfshijnë ecurinë e numërimit të votave deri në momentin e publikimit, duke dhënë një pasqyrë më të qartë të rezultatit të deritanishëm të zgjedhjeve.

KQZ pritet që pas publikimit të vazhdojë përditësimin e rezultateve në kohë reale, teksa procesi i numërimit të votave po vazhdon në gjithë vendin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/