Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar se votat e ardhura nga Greqia nuk janë përjashtuar nga procesi i numërimit dhe vlerësimit. Përmes një deklarate zyrtare, zëdhënësja Drilona Hoxhaj tha se vendimi i një dite më parë ka të bëjë vetëm me mirëadministrimin e dokumentacionit zgjedhor të votuesve jashtë vendit, shkruan Gazeta Sinjali.
“KQZ: Sqarojmë se nuk ka vendim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për të përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi i votave të votuesve nga Greqia”, thuhet në njoftim.
Më tej shtohet se qëllimi i këtij vendimi është të sigurohet një proces i rregullt gjatë shqyrtimit të dokumentacionit nga numëruesit dhe komisionet përkatëse në 12 qarqet e vendit.
“Komentet dhe opinionet kundërshtuese për këtë akt janë mosnjohje e faktit dhe me raste edhe spekulime”, thuhet në reagimin e KQZ-së.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!