image KQZ: Kemi pranuar e-maile me formularë për inicimin e largimit të kryetarëve veriorë, do t'i trajtojmë

Politikë

KQZ: Kemi pranuar e-maile me formularë për inicimin e largimit të kryetarëve veriorë, do t’i trajtojmë

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar katër emaile, prej të cilave tri e kanë pasë të bashkangjitur formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, se këto shkresa do të trajtohen dhe do të informojnë publikun.

“Mund t’iu konfirmoj se gjatë ditës së sotme, kemi pranuar katër e-maile, tri prej të cilave kanë të bashkëngjitur të plotësuar formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni. Në këtë fazë, mund t’iu them se këto shkresa do të trajtohen dhe do t’iu informojmë për këtë”, tha ai.

Ndërsa, sot ka pasur raportime se serbët në komunat veriore të Kosovës kanë dorëzuar te kryesuesit e kuvendeve komunale kërkesë për inicim të peticionit për largimin e kryetarëve aktualë nga detyra.

Bashkësia ndërkombëtare ka rekomanduar dorëheqjet e tyre që të organizohen zgjedhje më të shpejta, mirëpo Qeveria ka insistuar në opsionin për peticion, për çka më pas u hartua udhëzimi administrativ.

Ky udhëzim parasheh që kryetarët mund të shkarkohen përmes inicimit të një peticioni.

/GazetaSinjali/