image KQZ: Janë numëruar 99 për qind e vendvotimeve

KQZ: Janë numëruar 99 për qind e vendvotimeve

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri sot në orën 09:00 janë transmetuar rezultatet nga 2 mijë e 336 vendvotime apo 99 për qind, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se pa u procesuar kanë mbetur vetëm edhe 46 vendvotime, të cilat do të publikohen gjatë ditës.

“09:00 – Numërimi i fletëvotimeve në vendvotime ka përfunduar të dielën në mbrëmje. Deri më tani në ueb faqe janë transmetuar rezultatet nga 2336 vendvotime apo rreth 99%. Kanë mbetur pa u procesuar vetëm 46 vendvotime të dhënat e të cilave do të ngarkohen gjatë ditës”, shkroi Elezi në Facebook./Gazeta Sinjali/