image KQZ-ja njofton se janë aprovuar 46 mijë aplikacione nga diaspora e janë realizuar 39 mijë thirrje

Diasporë

KQZ-ja njofton se janë aprovuar 46 mijë aplikacione nga diaspora e janë realizuar 39 mijë thirrje

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më sot janë aprovuar 46 mijë aplikacione nga diaspora për votim në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se deri në mesditën e sotme, në sistem janë futur rreth 130 mijë aplikacione për regjistrim.

“Deri në mesditën e sotme (e mërkurë, 27 janar) në sistem janë futur rreth 130 mijë aplikacione për regjistrim, ndërsa deri më tani janë aprovuar rreth 46 mijë. Sipas të dhënave nga shërbimi votues janë edhe 27 mijë e-maila të pahapura”, ka thënë Elezi për kallxo.com.

Elezi po ashtu theksoi se pas përfundimit të të gjithë kësaj periudhe të shqyrtimit, vlerësimit dhe verifikimit të aplikacioneve, në fund do të ketë një raport të detajuar për numrin e saktë.

“Të gjithë qytetarët të cilët regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës do të mundet të votojnë përmes postës duke filluar më 2 shkurt. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja deri më 12 shkurt”, ka shtuar ai.

Elezi gjithashtu tha se deri më sot janë realizuar 39 mijë thirrje në diasporë.

Sipas raportit të mesditës, në qendrën e thirrjeve për konfirmimi dhe verifikim të aplikacioneve, janë realizuar rreth 39 mijë thirrje, prej tyre në rreth 32 mijë aplikues kanë konfirmuar të dhënat e tyre, ndërsa rreth 7 mijë e 300 persona nuk e kanë hapur telefonin. Do të bëhen tentime të radhës me qëllim të verifikimit dhe konfirmimit”, ka deklaruar Elezi. /Gazeta Sinjali/