Komisioni Qendror Zgjedhor ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e 14 shkurtit, përfshirë edhe ata jashtë vendit, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga 130 mijë e 168 aplikacione për regjistrim, KQZ-ja ka aprovuar 102 mijë e 100.
“KQZ-ja ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, përfshirë dhe votuesit jashtë vendit. Sipas kësaj liste janë 102 mijë e 100 votues të cilët janë aprovuar nga KQZ-ja pasi kanë plotësuar kriteret e zotësisë juridike. Në mesin e këtyre votuesve janë përfshirë edhe aplikuesit të cilët ne nuk kemi arritur t’i kontaktojmë përmes telefonit apo që nuk janë lajmëruar në telefon”, tha Elezi për Gazetën Sinjali.
Ndryshe, qëkur është hapur afati i aplikimit, votuesit nga diaspora kanë pasur ankesa të shumta. Fillimisht nuk ishin publikuar listat e votuesve dhe fletvotimet e më pas kishte edhe probleme me shkarkimin e formularëve online./Gazeta Sinjali/