image KQZ-ja aprovon buxhetin për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë

Kosovë

Vendim/ KQZ-ja aprovon buxhetin për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhje për përgatitjet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Podujevë. Me 7 vota për 1 votë kundër dhe 1 abstenim është aprovuar plani i buxhetit për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë.

Sami Hamiti anëtar në KQZ ka thënë se bazuar në projektbuxhet ka mjete të mjaftueshme për organizimin e zgjedhjeve.

“Kemi analizuar planin e buxhetit për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë. Dua të potencoj se nga ana e sekretariatit ka pasur stoqe nga zgjedhjet e kaluara që do të ulnin shpenzimet. Si projektbuxhet ka mjete edhe nëse mund të ketë balotazh. Propozojmë që projektbuxheti të shkojë sa më shpejt në qeveri”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/