Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka pranuar 699 aplikacione për regjistrim si votues jashtë Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Ky institucion pas shqyrtimit të tyre nga shërbimi votues ka aprovuar 653 aplikacione, ndërsa 46 të tjera nuk janë aprovuar për shkak se aplikuesit nuk i kanë plotësuar kriteret juridike për t’u përfshirë në listën votuese jashtë Kosovës.
Periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës përfundon më 18 gusht.
Të gjithë personat që arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës do të mundet të votojnë në një fazë të mëvonshme përmes postës, e cila fillon më 15 shtator, ndërsa fletëvotimet në adresë të KQZ-së duhet të arrijnë deri më 15 tetor. /GazetaSinjali/