image KQZ e certifikon listën e kandidatëve për deputetë të LDK-së dhe PDK-së

Politikë

KQZ e certifikon listën e kandidatëve për deputetë të LDK-së dhe PDK-së

news image

Lista e kandidatëve për deputetë e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës është certifikuar nga KQZ-ja, shkruan Gazeta Sinjali.

Lista e LDK-së është certifikuar me 10 vota për nga anëtarët e KQZ-së, pasi kjo parti ka ndryshuar një kandidat.

Edhe lista e PDK-së është certifikuar me 10 vota për, pasi e njëjta po ashtu kishte zëvendësuar një kandidat.

Subjektet politike të cilat nuk certifikohen kanë të drejtë të përcjellin ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, si dhe Gjykatën Supreme.

/GazetaSinjali/