image KQZ certifikoi edhe 16 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lista Serbe mbetet jashtë

Politikë

KQZ certifikoi edhe 16 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lista Serbe mbetet jashtë

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Shkak për moscertifikim janë bërë thirrjet nacionaliste të kryetarit të kësaj liste, Zllatan Ellek, gjatë prezantimit të listës zgjedhore.

Ndërkohë, KQZ vendosi sot për certifikimin edhe të 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Paraprakisht, KQZ-ja më 18 dhjetor kishte vendosur për certifikimin e pjesës së parë prej 11 subjekteve politike, me gjithsej 606 kandidatë për deputetë.

“Në përgjithësi, numri i subjekteve politike të certifikuara është 27, prej të cilave: 19 parti politike; 5 koalicione; 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë të certifikuar nga KQZ dhe që përfaqësojnë këto subjeke politike është 1,232 kandidatë”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Lista e të gjitha subjekteve politike të certifikuara nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit:

/GazetaSinjali/