Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur në fazën përfundimtare të numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, ku janë procesuar mbi 95% e vendvotimeve në nivel vendi.
Sipas të dhënave të fundit zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë fituese e zgjedhjeve me 43.39% të votave, duke u renditur e para në garën elektorale. Megjithatë, kjo përqindje shënon një rënie të dukshme në krahasim me zgjedhjet e kaluara.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.35% të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është e treta me 17.83%, duke shënuar rritjen më të madhe në krahasim me proceset e mëparshme zgjedhore.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban vendin e katërt me 7.12%, ndërsa Lista Serbe ka siguruar 5.42% të votave në nivel nacional.
Procesi i numërimit pritet të përmbyllet plotësisht në orët në vijim, ndërsa rezultatet përfundimtare do të konfirmojnë edhe ndarjen zyrtare të mandateve në Kuvendin e Kosovës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!