image KPK: Ndërkombëtarët do të ftohen për monitorim të zgjedhjes së Kryeprokurorit

Drejtësi

KPK: Ndërkombëtarët do të ftohen për monitorim të zgjedhjes së Kryeprokurorit

news image

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka thënë se partnerët ndërkombëtar do të ftohen për monitorimin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri, në mënyrë që të jetë sa më transparente.

Ky reagim i KPK-së vjen pasi Ambasada e Britanisë i kritikoi që e kanë shpallur konkursin pa mbështetjen e tyre.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, ashtu siç ka marrë vendim për shpalljen e konkursit, duke u bazuar në afatet ligjore, do të vazhdojë të gjitha procedurat deri në zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri, duke respektuar ligjet dhe aktet e tjera nënligjore që rregullojnë këtë proces. Po ashtu, Këshilli Prokurorial i Kosovës, sikurse në proceset e tjera, edhe në këtë proces do të ftojë partnerët ndërkombëtarë për monitorim, me qëllim që të jetë sa më transparente zgjedhja e Kryeprokurorit të ri të Republikës së Kosovës. Këshilli Prokurorial i Kosovës vlerëson lart mbështetjen e vazhdueshme që po japin partnerët ndërkombëtarë, andaj edhe do të vazhdojë të bashkëpunojë për të gjitha proceset e sistemin prokurorial të Kosovës, me qëllim të fuqizimit dhe ngritjes së vazhdueshme të efikasitetit të këtij sistemi”, thuhet në reagimin e KPK-së.

Ambasada britanike ka vite që mbështet Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK). Së fundmi, kemi ofruar mbështetje edhe për rekrutimin e pozitës së Kryeprokurorit të Shtetit. Përderisa ne ishim duke pritur përgjigje nga KPK-ja, vendimi i djeshëm për ta shpallur pozitën (konkursin v.j.) pa mbështetjen tonë, ishte befasues. Edhe përkundër faktit se një mundësi për të dëshmuar partneritet dhe transparencë u humb, presim që KPK-ja të zhvillojë proces rekrutues të mirë, transparent dhe meritor”, thuhet në njoftimin e Ambasadës britanike.

/GazetaSinjali/