image Kovaçevski për vizitën e Kurtit në Tetovë: Valëvitja e flamurit të “Shqipërisë së Madhe” ishte skandal

Politikë

Kovaçevski për vizitën e Kurtit në Tetovë: Valëvitja e flamurit të “Shqipërisë së Madhe” ishte skandal

news image

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka deklaruar se valëvitja e flamurit të “Shqipërisë së Madhe” gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Tetovë dhe Çair ishte skandal, se ai e dënoi menjëherë dhe se procedura për të gjetur përgjegjësit tashmë është nisur.

Kovaçevski tha gjithashtu se Kurti “është keqpërdorur nga kryetarët e Komunave të Çairit dhe Tetovës, Visar Ganiu dhe Billall Kasami, për qëllimet e tyre ditore politike.

“Pas diskutimit të hapur, i patë deklaratat, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Këtu filluan të flasin për shtete të mëdha. Këtu janë dy vende që janë pjesë e aleancës më të madhe të NATO-s. Në Ballkan, nocionet arkaike nga koha e nacional-romantizmit, për shtetet e mëdha, i përkasin së shkuarës. Kështu ka thënë ambasadori amerikan në Kosovë dhe këtë do t’ju thotë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe një politikan tjetër i atij rangu”, tha kryeministri maqedonas.

Duke qenë se në tubimet e organizuara gjatë vizitës së Kurtit nuk janë respektuar dispozitat ligjore për vendosjen e simboleve kombëtare dhe himnit të Maqedonisë Veriore, Kovaçevski shtoi se sipas ligjit, e jo sipas vullnetit politik, është duke u nisur procedura kundër organizatorëve të atyre ngjarjeve.

Ndaj kryetarëve të komunave të Çairit dhe Tetovës janë ngritur kallëzime penale për mosrespektim të rregullores për vendosjen e simboleve shtetërore gjatë vizitës së Kurtit.

/GazetaSinjali/