Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur sot në Fushë-Krujë.
Një shtetas nga Kosova, kishte shkuar për ta shitur makinën e tij tip “Audi A6” me vlerë 30.0000 euro në Shqipëri.
Kosovarit është takuar me pronarin e një lokali në Fushë-Krujë, ndërsa dhëndrri i pronarit ka marrë makinën për ta provuar në orën 08:00 të mëngjesit të ditës së sotme.
Pasi ai e ka marrë makinën, ai është zhdukur ndërsa ende nuk është kthyer.
Policia e Durrësit, e ka konfirmuar rastin, pa dhënë shumë detaje.
Shtetasi i Kosovës ka bërë kallëzim në polici ndërsa është lajmëruar edhe ambasada e Kosovës. Stafi i ambasadës ka vizituar vendin e ngjarjes në Fushë-Krujë./ Sinjali/