image Kosovarit i bëhet shkrumb e hi vetura në Vlorë, i mori flakë në lëvizje

Shqipëri

Kosovarit i bëhet shkrumb e hi vetura në Vlorë, i mori flakë në lëvizje

news image

Një veturë është përshirë nga zjarri sot rreth orës 17:15 në Llogara të qytetit të Vlorës. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, bëhet e ditur se vetura po drejtohej nga një kosovar, raporton Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se vetura e prishtinasit ka marrë flakë në ecje dhe dyshohet se gjithçka ka ndodhur si pasojë e një defekti teknik, mirëpo nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Në pamjet e publikuara nga abcnews, shihet teksa zjarri ka djegur thuajse totalisht automjetin.

Pamjet mund t’i shihni duke klikuar KËTU.

/GazetaSinjali/