image Kosovari që arriti të bëhet doktor shkence, por ende nuk di të shkruajë

Arsim

Kosovari që arriti të bëhet doktor shkence, por ende nuk di të shkruajë

news image

Degradimi i titujve universitarë ka qenë dhe mbetet temë për shumë vite në Kosovë, pasi që gjithmonë janë ngritur dyshime për studentët që diplomojnë në nivele të ndryshme.

Shumë kosovarë përveç Universitetit të Prishtinës, studimet e nivelit të doktoraturës i vijojnë në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Ndonëse një numër i madh i kosovarëve diplomojnë në këtë universitet, shumë prej tyre nuk i plotësojnë as kushtet ‘bazike’, pra, të shkruarit drejt.

Një sinjalizuesit të Gazetës Sinjali i ka rënë në sy postimi i një studenti që ka diplomuar në këtë universitet, por nuk di të shkruajë.

Bëhet fjalë për Blerim Halimin, i cili ka doktoruar në programin studimor “e drejta penale” dhe ka marrë titullin “doktor i shkencave juridike”, me notë mesatare 9.0.

Por pavarësisht notës dhe titullit si doktor i shkencave juridike, në njoftimin në Facebook për diplomimin e tij, Halimi ka bërë 7 gabime në dy rreshta.

Doktori i shkencave juridike, në vend të “gjithmonë” e ka shkruar “gjithmon”, në vend të “dashur” e ka shkruar “dashtë”, në vend të “arritur” e ka shkruar “arritë, për “falënderoj” e ka shkruar “Falemderoi”, në vend të “kontribuuan” Halimi e ka shkruar “kontribuan”, foljen “ndihmuan” e ka shkruar “ndimuan”.

Kurse, postimin e ka mbyllur me “i juaji Dr.sc.Blerim HALIMI”, ku shkronja “i” është dashur të jetë e madhe “I”, ndërkaq pas “dr” dhe “sc” është dashur të jenë dy hapësira.

/GazetaSinjali/