image Kosovari pranon fajësinë që mbështeti ISIS-in dhe kërcënoi Haradinajn

Kosovë

Kosovari pranon fajësinë që mbështeti ISIS-in dhe kërcënoi Haradinajn

news image

Bedri Elshani ka pa pranuar gjatë ditës së sotme se ka postuar fotografi kërcënuese ndaj kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj si dhe duke bërë propagandë për organizatën terroriste të vetëquajtur ISIS.

Avokati i Elshanit, Isak Hoxha ka pranuar se klienti i tij ka kryer veprat për “shtyrje të kryerjes së veprave terroriste” dhe “mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve”.

Hoxha ka thënë se ka njoftuar klientit e tij për benefitet dhe për pranimin e fajësisë për këtë rast duke mos dashur ta zvarrisë më shumë këtë lëndë. Avokati ka kërkuar dënim minimum të klientit të tij pasi ka pranuar fajësinë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, i pandehuri Bledar Elshani, nga muaji gusht i vitit 2018 e deri në muajin janar të vitit 2019, si administrator i një kanali në rrjetet sociale, me anë të fotografive dhe video – incizimeve ka bërë propagandim në lidhje me organizatën terroriste “ISIS”, duke përkrahur haptazi veprimet e tyre terroriste siç janë sulmet e fundit në botë në krijimin e “Shtetit Islamik”.

Ai kishte publikuar fotografi me mbishkrimin: “Melodia e parapëlqyer e Muxhahidit është zëri i qafirit gjatë heqjes së kokës”, dhe më 10 janar 2019, përmes kanalit të njëjtë ka postuar foto me përmbajtje kërcënuese ndaj kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me mbishkrim “Do t’ju vijë fundi o taguta shqiptar Bi’Idhnilah”, i bërë nga një person i maskuar e ku në prapavijë shihet flamuri i organizatës terroriste “ISIS”./Sinjali/