image Kosovari në rrjetin “ballkanik” të falsifikuesve të dokumenteve, kështu u ra në gjurmë Policia

Diasporë

Kosovari në rrjetin “ballkanik” të falsifikuesve të dokumenteve, kështu u ra në gjurmë Policia

news image

Në Graz, Austri, është kapur një bandë falsifikuesish të dokumenteve. Pjesëtarët e saj falsifikonin pasaporta, dokumente identifikimi, patentëshoferi dhe leje qëndrimi në Austri, për të huajt.

Ata kishin fituar mijëra euro duke shitur dokumentet.

Në gjurmë të falsifikuesve, autoritetet kanë rënë kur, në muajin mars të këtij viti, kishin hasur në një patentshoferi të falsifikuar gjerman, shkruan krone.at. Ky dokument vinte nga “punëtoria” e katërshes diku në Serbi, ka bërë të ditur Drejtoria e Policisë së Landit, të mërkurën.

Më saktë, më 7 mars ky dokument fals u gjet te një shtetas 21 vjeçar kroat

Rezultatet e marrjes në pyetje të të riut çuan te një tjetër kroat (26 vjeç) i cili kishte me vete disa patentë shoferi false, raporton albinfo.ch.

Punëtoria në Serbi

Hetimet e mëtejshme nga Komanda e Policisë së qytetit të Gracit dhe Zyra e Policisë Kriminale Shtetërore kanë ardhur në përfundimin se një 36-vjeçar, shtetas serb vepronte si ndërmjetës.

Dokumentet e falsifikuara, të prodhuara në Serbi, ai ia ka kaluar një ndërmjetësi tjetër, kundrejt pagesës prej disa qindra eurosh. Ky, një kosovar 30-vjeçar, më në fund ua ka shitur dokumentet “klientëve fundorë”.

Katër personat, të gjithë me qëndrim në Graz janë raportuar, hetimet e mëtejshme janë ende në vazhdim.

/GazetaSinjali/