image Kosovari i kërkuar për vrasje ekstradohet në Gjermani

Shqipëri

Kosovari i kërkuar për vrasje ekstradohet në Gjermani

news image

Kosovari, Shkëlqim Kastrati i cili akuzohet se ka qëlluar me armë një punonjës klubi është duke u ekstraduar drejt Gjermanisë.

Kastrati ishte arrestuar në Shqipëri dhe sipas mediave shqiptare ai është duke u transportuar drejt Aeroportit të Rinasit, me qëllim të ekstradimit në Gjermani.

Kosovari pritet që ta kryej në Gjermani dënimin për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Pas veprës së kryer besohet se Kastrati ishte fshehur në Shqipëri, aty edhe ku është arrestuar./Gazeta Sinjali/