image Kosovarët iu ikin masave, hedhin valle në Shëngjin

Sinjalizime

Kosovarët iu ikin masave, hedhin valle në Shëngjin

news image

Qeveria e Kosovës më 28 gusht ka miratuar masat e reja antiCOVID pas rritjes së infektimeve dhe viktimave. Disa nga këto masa janë edhe kthimi i orës policore, vendosja obligative e maskës dhe mbyllja e pjesërishme e gastronomisë.

Si duket kosovarët e kanë gjetur mënyrën për tu argëtuar, shkruan Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit pamje nga Shëngjini.

Në këtë video shihen disa persona duke vallëzuar që sipas sinjalizuesit, janë pushues kosovarë.

Gjithashtu, shihet se vallëzimin e tyre po e shijojnë me dhjetëra të tjerë të ulur nëpër restaurante pa asnjë masë mbrojtëse.

Më poshtë keni videon:

/GazetaSinjali/