Kosova U19 është mposhtur thellë nga Uellsi U19, në eliminatoret për kampionatin evropian, raporton Sinjali Sport.
Të rinjtë dardanë pësuan humbje të thellë nga britanikët me rezultat 0-3.
Mysafirët arritën fitoren e parë në grup përmes dy golave të Hughes dhe një të Harris.
Me këtë fitore, kombëtarja nga ishulli grumbullon katër pikë në pozitën e tretë në grupin e 10, kurse vendasit pas tri ballafaqimeve ende nuk numëron asnjë pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/