image Kosova U19 barazon me Rusinë u19

Futboll

Kosova U19 barazon me Rusinë u19

news image

Ka përfunduar ndeshja në mes të Kosovës U19 dhe Rusisë U19. Ndeshje kjo e zhvilluar në Uells, në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin evropian, ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1.

Të dy golat nga të dyja kombëtaret u shënuan gjatët 45 minutave të parë.

Fillimisht në epërsi kaluan djelmoshat e Ramiz Krasniqit përmes Aliut në minutën e 11-të të ndeshjes.

Gëzimi i futbollistëve të Kosovës zgjati vetëm një minute pasi ruse barazuan në minutën e 12-të përmes Shkolik.

Kosova me këtë barazim renditet e treta në grup me pikë të barabarta me Rusinë, ndërsa lider është Uellsi me pikë të plota pas fitores të arritur  ndaj Polonisë./Gazeta Sinjali/