Ka përfunduar ndeshja në mes të Kosovës U19 dhe Rusisë U19. Ndeshje kjo e zhvilluar në Uells, në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin evropian, ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1.
Të dy golat nga të dyja kombëtaret u shënuan gjatët 45 minutave të parë.
Fillimisht në epërsi kaluan djelmoshat e Ramiz Krasniqit përmes Aliut në minutën e 11-të të ndeshjes.
Gëzimi i futbollistëve të Kosovës zgjati vetëm një minute pasi ruse barazuan në minutën e 12-të përmes Shkolik.
Kosova me këtë barazim renditet e treta në grup me pikë të barabarta me Rusinë, ndërsa lider është Uellsi me pikë të plota pas fitores të arritur ndaj Polonisë./Gazeta Sinjali/