image Kosova triumfon ndaj Irlandës Veriore, ndeshja në Greqi vendos fatin e liderit të grupit

Futboll

Kosova triumfon ndaj Irlandës Veriore, ndeshja në Greqi vendos fatin e liderit të grupit

news image

Kosova ka shënuar fitore ndaj Irlandës Veriore.

Dardanët fituan ngushtë me rezultat 3-2 ndaj Irlandës Veriore, pavarësisht se dy herë kishte avantazhin prej dy golave (2-0 dhe 3-1).

Sfidën e hapi Vedat Muriqi duke realizuar në minutën e 8-të, duke u treguar i saktë nga penalltia pasi e fitoi atë Milot Rashica.

Nuk shkoi shumë dhe rezultati u dyfishua, me Zymer Bytyqin këtë herë i cili shënoi një gol mjaft të bukur pas një krosimi fantastik nga Milot Rashica në minutën e 20-të.

Teksa po pritej të përfundonte pjesa e parë me avantazhin e dy golave të Kosovë, mysafirët realizuan në minutën e 45-të, duke realizuar me kokë pas një harkimi, për të shkuar në pushim skuadrat me rezultatin 2-1 në të mirë të Kosovës.

Dardanët e nisën furishëm edhe pjesën e dytë, kur në skenë u shfaq edhe njëherë Vedat Muriqi, duke realizuar golin e dytë personal pas një aksioni fantastik nga skuadra në minutën e 52-të.

Kosova po kontrollonte mjaft mirë ndeshjen dhe po shkonte drejt triumfit të kësaj sfide e qetë, megjithatë një goditje nga ndërprerja e mysafirëve në minutën e 83-të, i shënuar nga mbrojtësi i Arsenalit, Daniel Ballard, bëri që rezultati të ngushtohej dhe Dardanët të ndodheshin në panikë.

Irlandezët bën presion për minutat e mbetura duke tentuar të barazojnë rezultatin, megjithatë lojtarët e Kosovës u mbajtën mirë dhe në fund ndeshja përfundoi me rezultat 3-2.

Kosova regjistron fitoren e dytë në grup, dhe tani ndodhet e dyta me gjashtë pikë, tre më pak se Greqia që ndodhet me nëntë pikë.

Ndeshja në Greqi të dielën do të vendosë për fatin e liderit të grupit.

/GazetaSinjaliSport/