image Kosova tërhiqet nga anëtarësimi në Interpol për shkak të zgjedhjeve

Kosovë

Dështim/ Kosova tërhiqet nga anëtarësimi në Interpol për shkak të zgjedhjeve

news image

Kosova ka tërhequr aplikimin për anëtarësim në Interpol. Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një letër të dërguar Asamblesë së Interpolit ka kërkuar tërheqjen e kërkesës për pranim të Kosovës në këtë organizatë, raporton Gazeta Sinjali.

Mediat në Serbi kanë publikuar letrën e dërguar nga Haradinaj.

“Duke marrë parasysh zgjedhjet që janë zhvilluar në Kosovë më 6 tetor 2019, ju lus që kërkesa për pranim në INTERPOL të shtyhet për mbledhjen e radhës”, thuhet në letrën e Haradinajt.

Ambasada e Serbisë në Paris i ka dërguar MPJ-së së Serbisë njoftimin për tërheqjen e aplikacionit të Kosovës për pranim në INTERPOL.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq e ka quajtur fitore të Serbisë “dorëzimin e Kosovës”./Gazeta Sinjali/