image "Kosova s’më do”, Bledi Mane del me një ironi para nisjes së Big Brother VIP Kosova

Bota e Yjeve

“Kosova s’më do”, Bledi Mane del me një ironi para nisjes së Big Brother VIP Kosova

news image

Gazetari i njohur, Bledi Mane dhe prezantuesja televizive, Anita Haradinaj do të jenë opinionistë në edicionin e ri që nis sot të Big Brother Kosova.

Mane i cili vjen nga Shqipëria ka dalur me një reagim pak para nisjes së spektaklit televiziv.

“Kosova më do, Kosova s’më do, më do, s’më do…
Nis rrugëtimin sot spektakli më i madh mbarëshqiptar Big Brother Vip Kosova me personazhe interesante jashtë dhe brenda shtëpisë”, shkruan Mane në Instagram.

Mane nuk është i pëlqyer në Kosovë, pasi i njëjti ka bërë disa deklarata përqeshëse ndaj kosovarëve.

/GazetaSinjali/