Përfaqësuesja e Kosovës në Karate, ka fituar medaljen e parë në Kupën Botërore dhe Ligën e të Rinjve të Botës, shkruan Gazeta Sinjali.
Karateisti, Ensar Zejnullahu, ka fituar medaljen e argjendtë në konkurrencën e kadetëve U14, mbi 55 kilogramë.
Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Karatesë së Kosovës teksa kanë shtuar se Zejnullahu në xhiron e parë kaloi pa kundërshtar, të dytën ndaj garuesit nga Turqia për të vazhduar me fitoren ndaj dy garuesve nga Ukraina radhazi, kurse edhe në finale për kundërshtar kishte garuesin nga Ukraina, por humbi me rezultatin minimal 1:0. /Gazeta Sinjali Sporti/