Kosova në hendboll ka shënuar fitore të madhe në fazën e dytë të kualifikimeve të Evropianit 2022 ndaj Rumanisë.
“Dardanët” kanë shënuar fitore të madhe me rezultat 30:25 ndaj Rumanisë në Bukuresht.
Ndeshja në Prishtinë e zhvilluar më 10 mars kishte përfunduar me barazim 23:23.
Rumania ka suksese të mëdha në hendboll. Katër herë ka qenë kampione e botës në vitet 1960-ta dhe 1970-ta, ndërsa ka edhe një të argjendtë e tri të bronzta olimpike./Gazeta Sinjali Sporti/