image Kosova së bashku me Shqipërinë luajnë kualifikimet për Kupën e Botës në Grupin F

Futboll

Kosova së bashku me Shqipërinë luajnë kualifikimet për Kupën e Botës në Grupin F

news image

Sot është tërhequr shorti për kualifikimet e Kupës së Botës “Zelanda e Re – Australia 2023” për Përfaqësuesen e femrave, njofton FFK përcjell Sinjali Sport.

Kosova në këtë short do të marrë pjesë në Grupin F, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Ndeshjet kualifikuese për këtë kompeticion do të fillojnë në shtator të këtij viti dhe do të përfundojnë në shtator të vitit 2022.

Njoftimi i Federatës së Futbollit të Kosovës për hedhjen e shortit te Përfaqësuesja Kosovës në konkurrencën e femrave, pa ndërhyrje:

Sot në Nion është tërhequr shorti për kualifikimet e Kupës së Botës “Zelanda e Re – Australia 2023” për Kombëtaret e femrave. 51 ekipet pjesëmarrëse në këto kualifikime janë ndarë në 9 grupe, gjashtë grupe me nga 6 ekipe dhe tri grupe me nga 5 ekipe. Kosova u përfshi në grupin F, ku bënë pjesë edhe Shqipëria, ndërkaq pjesë e këtij grupi janë edhe Norvegjia, Belgjika, Polonia dhe Armenia. Ndeshjet e këtij cikli kualifikues fillojnë në shtator të këtij viti, derisa përfundojnë në shtator të vitit 2022. Ndeshjet luhen me sistem vajtje-ardhje. Fituesit e 9 grupeve kualifikohen direkt në Botërorin 2023, derisa skuadrat e renditura në pozitën e dytë do të luajnë në “play-off” për t’u përcaktuar dy ekipet e tjera që do të kualifikohen në Botëror. /Gazeta Sinjali Sport/