Në ndeshjen më të madhe deri tani, Kombëtarja e Kosovës realizoi 3 gola kundër Anglisë.
Me të rikthyer në pjesën e dytë të lojës ishte Valon Berisha, ai që tundi portën angleze duke shënuar golin e dytë për Kosovën.
Menjëherë pas golit të dytë, në penallti golin e tretë e shënoi Vedat Muriqi.
Ndërkaq goli i parë u shënua në minutën e dytë të lojës, nga Valon Berisha, pas një asisti të Muriqit.
Rezultati aktual është 5-3 për Anglinë.
Vlen të theksohet se Kosova deri më tani ka realizuar 15 ndeshje pa asnjë humbje.