image Kosova publikon shkresën e parë drejtuar Serbisë për fatin e të pagjeturve, fillon me Drenicën

Siguri

Kosova publikon shkresën e parë drejtuar Serbisë për fatin e të pagjeturve, fillon me Drenicën

news image

Kryetari i komisionit qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti ka njoftuar se Kosova ka filluar me kërkesat e saj ndaj Serbisë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Përmes një komunikate të lëshuar, Hoti ka publikuar shkresën e parë drejtuar Serbisë, për të kërkuar arkivat që do të ndihmojnë në zbarrjen e fatit të personave të zhdukur me forcë gjatë luftës.

Hoti ka kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të gjitha informacionet për Komandën e Brigadës së Motorizuar të 37-të të Ushtrisë Jugosllave, pasi – sipas tij – kjo brigadë përveç tjerash ka kryer krime në regjion të Drenicës dhe ka ende civilë e shqiptarë të zhdukur.

Ndër të tjerash, Hoti ka bërë të ditur se shkresa e parë ka filluar me Drenicës, për faktin se aty Serbia ka filluar me krimet masive ndaj popullit shqiptar.

Postimi i plotë i tij:

Në respektim të zbatimit të Deklaratës për persona të zhdukur, e miratuar në Bruksel, Republika e Kosovës pa humbur kohë ka filluar me kërkesat e saj për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Shkresa që po e publikoj këtu, është vetëm shkresa e parë drejtuar Serbisë, për të kërkuar arkivat që do të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me force gjatë luftës.

Ne kemi kërkuar nga Presidenti i Serbisë, të gjitha informacionet, përfshirë edhe ato të klasifikuara, për Komandën e Brigadës së Motorizuar të 37-të të Ushtrisë Jugosllave. Kjo brigadë, përveç tjerash ka kryer krime në regjion të Drenicës. Nga masakrat e kryera në fshatrat e Drenicës nga kjo njësi, ka ende civilë shqiptarë të zhdukur.

Natyrisht që shkresa e parë fillon me Drenicën, sepse pikërisht në Drenicë, Serbia ka filluar me krimet masive ndaj popullit shqiptar.

/GazetaSinjali/