image Kosova pranon 100 mijë teste PCR në vlerë prej 1.5 milion euro

Shëndetësi

Kosova pranon 100 mijë teste PCR në vlerë prej 1.5 milion euro

news image

Kosova ka pranuar sot një donacion prej 100 mijë teste PCR nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur, raporton Gazeta Sinjali.

Ky donacion, procedurat e të cilit filluan në shtator, kap vlerën e 1.5 milion eurove.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi në Facebook.

“Donacioni është kontribut i çmueshëm në rritjen e fuqisë testuese për diagnostikimin e infeksionit COVID-19 në Kosovë, për çka e falënderoj z. Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Shoqëri të Hapur (KFOS) si dhe kryeministrin z. Avdullah Hoti, për angazhimin e pakursyer për dhe rreth këtij donacioni duke e iniciuar dhe realizuar atë”, ka shkruar Zemaj.

Tutje, ministri Zemaj ka bërë të ditur në vazhdimësi janë duke i koordinuar aktivitetet me donatorët e ndryshëm.

“Kosova është falënderuese ndaj çdo donacioni që merr nga partnerët ndërkombëtar”, ka përfunduar ai. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3488429991203856?xts[0]=68.ARD6YB_4jdwdFZK75Fjbu6kPAgbafuSLFPU6vl_qsfSJyA8qh2tn5iGA6OtWPjNy2dymWyB5hUyfR3KKLO8MW9v9lwBpMOtPcZ5ET1LCGZQP9lo0YASS1Cz9nUYsr0TYR6Wr4SSeMm8nAdeaz0rPwgUIEAcdzByD4MgVNW6pGiAcwwwnefXqha2UL-k5qVWKfyy-mT5qHRjEnDw0eGkLHkjM0YMjf9FVc7sNBXSUsqZgHBarjJSCAB3ffNaEmgjpGs8kR5nJd2hZ90ci48uEQmsBXmTrzJa4jMCutEsNoG5EnKO8I6bZwob-GM1Y4NhIPYvCTzg-KbzDnWBsnCdA8oPiiQ&tn=-R