image Kosova përfaqësohet nga Osmani, edhe 47 krerë shtetesh diskutojnë për sigurinë, energjinë dhe integrimin në Tiranë

Politikë

Kosova përfaqësohet nga Osmani, edhe 47 krerë shtetesh diskutojnë për sigurinë, energjinë dhe integrimin në Tiranë

news image

Tirana pret më 16 maj takimin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, i cili do të zhvillohet në Sheshin Skënderbej me pjesëmarrjen e 47 liderëve nga e gjithë Evropa për të diskutuar mbi sfidat dhe prioritetet e kontinentit.

Samiti, i bashkëorganizuar nga Presidenti i Këshillit Evropian António Costa dhe Kryeministri Edi Rama, ka si temë “Evropa e Re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.

Diskutimet do të përqendrohen në tre tryeza tematike:

1.Sigurimi i Evropës dhe forcimi i qëndrueshmërisë demokratike

2.Një Evropë për 600 milionë qytetarë: rritja e konkurrueshmërisë dhe sigurisë përmes inovacionit dhe qëndrueshmërisë

3.Një Evropë e hapur me kufij të sigurt: sfidat e lëvizshmërisë dhe fuqizimi i të rinjve

Udhëheqësit pritet të diskutojnë për mbështetjen ndaj Ukrainës, mbrojtjen evropiane, ruajtjen e demokracisë, aftësinë e përgjigjes ndaj kërcënimeve, si dhe për investimet dhe inovacionin si motorë të konkurrueshmërisë. Migracioni, lëvizja e fuqisë punëtore dhe e të rinjve janë gjithashtu në agjendë.

BE-ja përfaqësohet nga Ursula von der Leyen dhe Kaja Kallas, ndërsa agjenda përfshin sesione plenare, tryeza të rrumbullakëta dhe takime dypalëshe.

Vendet e përfaqësuara do të jenë si më poshtë:

Shqipëria (organizatore)

Andorra

Armenia

Azerbajxhani

Bosnja dhe Hercegovina

Gjeorgjia

Islanda

Kosova

Lihtenshtajni

Moldavia

Monako

Mali i Zi

Maqedonia e Veriut

Norvegjia

San Marino

Serbia

Zvicra

Turqia

Ukraina

Mbretëria e Bashkuar

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/