image Kosova niset drejt Lituanisë, kërkon rezultat pozitiv në Ligën e Kombeve

Futboll

Kosova niset drejt Lituanisë, kërkon rezultat pozitiv në Ligën e Kombeve

news image

Kombëtarja e Kosovës është nisur për në Kaunas ku do të përballet me Lituaninë të shtunën, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përpara udhëtimit, kombëtarja e Kosovës zhvilloi sot seancën e fundit stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali.

Në stërvitjen e sotme, u rikthye portieri Arijanet Muriç, i cili mungoi në dy seancat e fundit për shkak të një lëndimi, ndërkaq për shkak të një lëndimi, mbrojtësi Leart Paqarada është liruar nga grumbullimi.

Kjo ndeshje, e cila pritet me shumë interes, do të luhet të shtunën me fillim nga ora 15:00.

Dardanët ndodhen në grupin e dytë të Ligës C, ku aktualisht renditet e dyta në tabelë me tre pikë, me një fitore dhe një barazim.

Kosova pas Lituanisë do ta presë tre ditë më vonë Qipron në “Fadil Vokrri”, skuadër ndaj së cilës arriti tre pikët e para të kësaj kampanje të re, duke triumfuar me rezultat 4-0 në udhëtim.

/GazetaSinjaliSport/